Bota

Në mungesë të punëtorëve, ngadalësohet rimëkëmbja ekonomike e Britanisë së Madhe

Mungesat e punëtorëve dhe furnizimeve kanë ndikuar në rimëkëmbjen ekonomike të Britanisë së Madhe, thuhet në një sondazh të CIPS.

Indeksi i Menaxherëve për muajin gusht, arriti nivelin më të ulët gjashtëmujor prej 55.3 pikë, duke rënë nga 59.2 pikë që ishte në korrik.

“Çdo vlerë mbi 50 tregon rritje ekonomike, por rikthimi nga pandemia COVID-19 po humbet vrullin”, thuhet në sondazh.

Lexo më shumë  Hapet zjarr në Ngushticën e Hormuzit, Irani godet dy anije cisternë që transportonin naftë

Drejtori i CIPS, Duncan Brock tha se “shifrat janë një paralajmërim i frikshëm”.

“Ngadalësimi ekonomik është jashtëzakonisht i madh në aktivitetin e përgjithshëm. Mungesat e punëtorëve dhe materialeve për furnizim janë njëkohësisht fajtor”, shtoi Brock.

Bizneset janë ankuar se kërkesat e për izolim si masë kundër COVID-19 e kanë bërë të vështirë për ta që të mbajnë personelin në nivele.

Rruga Press

Lexo më shumë  Von der Leyen bën thirrje për kufizimin e mediave sociale për fëmijët në BE: Nuk janë lodra
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *