Bota

Në Moskë vritet njeriu që modernizoi raketat ruse – u eliminua nga operativët e inteligjencës ukrainase

Operativët e inteligjencës ukrainase kanë marrë përgjegjësinë për “eliminimin” e shkencëtarit rus – përgjegjës për modernizimin e raketave ruse, duke i bërë ato akoma më vdekjeprurëse.

Pamjet e shpërndara në X, shfaq pasojat e sulmit vdekjeprurës që i mori jetën Mikhail Shatsky në Moskë.

Një video e shkurtër shfaq personelin e forenzikës në skenën e krimit, kurse gazetari ukrainas Alexander Nevorov i është referuar kreut të inteligjencës ushtarake ukrainase Kyrylo Budanov, me një mesazh të shkurtër: “Budanov i ka duart e gjata”.

“Me gjasë të gjithë të përfshirët në gjenocidin kundër ukrainasve nuk do të vdesin nga shkaqet natyrale”, shtoi gazetari ukrainas.

Lexo më shumë  Marina izraelite shkatërron flotën siriane, paralajmëron edhe grupin rebel

Forcat  e GUR-it në Moskë eliminuan një kriminel – zëvendësdrejtorin e dizajnit – kreun e departamentit të softuerëve të Mars, Mikail Shatsky, kështu të paktën pretendon gazetari ukrainas.

Ai ishte i përfshirë në avancimin e raketave X-59 duke i çuar në nivelin X-69, që kanë marrë mijëra jetë të ukrainasve të pafajshëm.

Lexo më shumë  Partitë pro-evropiane rumune bien dakord të formojnë qeverinë e koalicionit
YouTube player