KryesoreLajme

MASHTI me bursa për studentët që studiojnë bachelor jashtë vendit

Ministria e Arsimit ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor jashtë vendit për vitin akademik 2024-2025.

“Kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor jashtë vendit për vitin akademik 2024-2025 të cilët studiojnë në top 100 Universitetet më prestigjioze në botë sipas listës ‘Times Higher Education”, ka njoftuar ministrja Arbërie Nagavci.

Lexo më shumë  SPAK kontrolle pranë KKT e AZHT| Sekuestrohen praktika të investimeve në Palasë, Vlorë, Tiranë dhe Gjirin e Lalzit

Numri i studentëve që mund të përfitojnë nga kjo thirrje është 20 ndërsa shuma e bursës për student është 5 mijë euro.

Thirrja do të mbetet e hapur deri më 19 dhjetor.

YouTube player