Në moshën 88 vjeçare shuhet kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare.
Lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër.
Shkrimtar, poet, eseist, skenarist e dramaturg, autor i romaneve, novelave, vëllimeve poetike, skenareve, secila syresh një kryevepër më vete.
Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Gjirokastër.
Makbethin e Shekspirit ishte një ndër kryeveprat që e frymëzoi që në moshë të re dhe kështu i lindi dashuria për letërsinë.
Tregimet e para i botoi te revista “Pionieri” në Tiranë.
Strudimet universitare i kreu në Tiranë, ku jetonte te shtëpia e tezeve dhe pasi e ftoi, për gati dy vjet (1957-58) jetoi me Nasho Jorgaqin.
Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës dhe u diplomua për Mësuesi.
Romanin e tij të parë Mjegullat e Tiranës, e përfundoi në prag të vijimit të studimeve në Bashkim Sovjetik.
-Në vitet 1958-1960 studioi në Moskë, në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”.
“Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Kronikë në Gur”, “Vit i Mbrapshtë”, “Bisedë përmes Hekurave”, janë vetëm një grusht veprash që e bën Kadarenë të pavdekshëm.
Dhjetëra çmime ndërkombëtare, mes të cilave dhe “Princi i Asturias për Letërsinë” në vitin 2009 në Oviedo të Spanjës.
Edhe pse në moshë të thyer Ismail Kadare kurrë nuk rreshti së shkruari e krijuari.
Debatet politike dhe propozimet për marrien e postit të presidentit pas viteve 90 e kanë shoqëruar shpesh figurën e tij.
Raporti i tij me regjimin komunist ka qenë shpesh objekt i kritikave dhe debateve mediatike.
Sfidat publicistike me figura tjera akademike lidhur me identitetin shqiptar, si ai me Rexhep Qosen, apo shkëmbimi i letrave pyetje përgjigje me Ukshin Hotin ndërsa ky i fundit ishte në burgjet e regjimit serb do të mbahen mend gjatë në kujtesën kolektive shqiptare.
Ismail Kadare është në shumë pjesë të artit shqiptar, filma, drama, tekste këngësh, etj.
Çmimi i munguar Nobel për të nuk e zbeh aspak gamën dhe estetikën e veprës së tij.
I martuar me Elena Kadare dhe me dy fëmijë, Ismail Kadare do t’i mungojë fizikisht familjes dhe kombit shqiptar.
Rruga Press