KryesoreLajme

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Inspektorati Farmaceutik gjatë inspektimit nëpër barnatore private në Mitrovicën veriore ka gjetur sasi të madhe të produkteve medicinale të paautorizuara për tregun vendas.

Sipas njoftimit, produktet e gjetura ishin të pajisura me banderolë të Serbisë, ose të  Maqedonisë ose dhe pa banderolë. 

Lexo më shumë  Ku shkel Rama, arrestohen qytetarë, protestë jashtë Pallatit të Kulturës në Vlorë, shoqërohen 4 persona

“Në njërën nga barnatoret e qytetit u hasën edhe produkte medicinale me banderolë të kuqe që janë të dedikuara për sektorin publik të shëndetësisë dhe janë falas për qytetarët apo janë të dhuruara si donacione për Spitalin e Mitrovicës Veriore. Të njëjtat janë keqpërdorur duke u dërguar në barnatore private për t’u shitur”, thuhet  në njoftim. 

Bëhet e ditur se të gjitha produktet medicinale të paautorizuara u konfiskuan nga ana e inspektoratit dhe ditëve në vazhdim do të vazhdohen me procedurat e rregullta.

Lexo më shumë  Zulfaj takon ambasadoren e Finlandës, në fokus integrimi evropian dhe statusi kandidat
YouTube player