Lajme

Në Mësonjëtoren e parë shqipe ekspozohen sendet personale të mësuesve të parë të shqipes

Në Mësonjëtoren e parë shqipe të Korçës, këtë 136 vjetor janë ekspozuar sendet personale të papublikuara më parë të mësuesve që e nisën këtë shkollë. Mësues e ish- mësues u bënë bashkë për të parë, e lavdëruar punën e atyre që dhanë kaq shumë për gjuhën shqipe.

136 vjet më parë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë.

Gati një shekull e gjysmë më vonë në të njëjtin vend u hap një eksozitë, ku për herë të parë në ambjentet e Mësonjëtores janë shfaqur objekte personale që u përkasin themeluesve, mësuesve dhe nxënësve të asaj periudhe.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Për herë të parë do të ekspozohet një orë muri që është dhuruar nga një pasardhëse e Kristo Vodicës që ka qënë një ndër mësuesit,” tha Shirli Treska.

Aktiviteti bëri bashkë mësues e ish mësues të Korçës.

Prej 42 vitesh, Sezai Mero ka ushtruar profesionin e mësuesit të fizikës, në shkolla të ndryshme të juglindjes, në fshatra me distancë të afërt nga qyteti por edhe larg tij.

“Unë kam vënë re vetëm respekt të nxënësve ndaj mësuesve, jo tjetër gjë,” tha ai.

Për mësuesin Shpëtim Dulo që prej 21 vitesh ushtron këtë profesion marrëdhënia e mësuesit me nxënësit ka ndryshuar tanimë.

“Tani janë pak më shumë liberta, të lirë. Nxënësit flasin, po atehere..” tha ai.

7 marsi në Shqipëri është një festë kombëtare e dedikuar mësuesit e cila kremtohet çdo vit për të kujtuar shkollën e parë shqipe./Oranews

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *