KryesoreLajme

‘Ne meritojmë më shumë se buka e gojës’, qytetarët protesojnë sot

Ditën e sotme qytetarët shqiptarë do të protestojnë sërish kundër rritjes së çmimeve. Në orën 18:00, ato do të dalin përballë kryeministrisë për të kërkuar ulje të çmimeve në disa sektorë. Ata kërkojnë ulje të çmimeve duke nisur që nga buka, fruta perimet, karburanti, biletat e transporti dhe shumë sektorë të tjerë që prekin jetën e qytetarëve.

Çfarë kërkojnë qytetarët:

Lexo më shumë  Arrestimi i kryebashkiakut/ Veliaj dërgohet tek blloku i sigurisë te “Mine Peza”, detyrim paraqitje për 5 persona

–Heqjen e TVSH për ushqimet e shportës.

-Uljen e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.

-Heqjen e taksës së qarklullimit në naftë

-Heqjen e akcizës së gazit

Por çfarë ka ndodhur në vend që ka nxitur reagim popullor?

E gjitha nisi me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë. Paralajmërimërimet e më vonshme për rritjen e çmimit të kafes, energjisë elektrike dhe të karburanteve bënë që të qytetarët ‘të zgjiheshin’. Kreu i Qeverisë Edi Rama deklaroi se qytetarët duhet të përgatiten krizën energjitike; rritjen e çmimit të gazit me rreth 250%, atë të karbonit me rreth 80% dhe të naftës. Rama tha se kjo krizë do prekë jetën e familjeve dhe bizneseve, por qeveria do u qëndrojë pranë shtresave në nevojë, biznesit të vogël dhe konsumatorëve familjarë.

Lexo më shumë  SPAK nxjerr shifrat marramendëse të blerjeve të Ajola Xoxës, gruas së Veliajt. Bleu 900 mijë euro bizhuteri dhe veshje online

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *