Bota

“Në mbrojtje të kufijve të NATO-s”/ Presidenti Karol Nawrocki kërkon bazë të përhershme ushtarake amerikane në Poloni

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka deklaruar se vendi i tij dëshiron krijimin e një baze të përhershme ushtarake amerikane në territorin polak, duke theksuar rëndësinë e forcimit të krahut lindor të NATO-s.

Duke folur në samitin e NATO-s në Ankara, Nawrocki tha se aktualisht rreth 10 mijë trupa amerikane janë të dislokuara në Poloni dhe shprehu bindjen se prania e tyre do të vazhdojë.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

“Jam i sigurt se ushtarët amerikanë do të qëndrojnë në Poloni dhe, së bashku me trupat polake, do të ndihmojnë në mbrojtjen e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe kufijve të NATO-s”, u shpreh presidenti polak.

Deklarata e Nawrockit vjen në një kohë kur aleanca po diskuton forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e pranisë ushtarake në krahun lindor, për shkak të tensioneve të vazhdueshme me Rusinë.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

Rruga Press

YouTube player