KryesoreLajme

Në Kosovë, opozita “e djathtë” e kritikon qeverinë e majtë nga një pikëpamje edhe më e majtë, madje ekstreme

Shkruan Hysamedin Feraj

Në Kosovë, opozita “e djathtë” e kritikon qeverinë e majtë nga një pikëpamje edhe më e majtë, madje ekstreme:

1. Pse janë ngritur çmimet, dhe

2. Pse janë rritur shumë.

■ Për Enver Hoxhën, mosrritja e çmimeve ishte krenaria dhe shenja e padyshimtë e epërsisë së ekonomisë socialiste, kryesisht e izoluar përballë rendit kapitalist të ekonomisë së hapur, konukrrencës dhe tregut lirë.

Enver Hoxha, Kongresi i 8 i PPSH: “edhe në pesëvjeçarin e gjashtë… nuk ka pasur asnjë ngritje çmimesh në mallrat ushqimore e industriale, në lëndët djegëse dhe në energjinë elektrike, në qiratë e banesave dhe në tarifat e shërbimeve që i kryhen popullit” (f.50).

Mbas këtij suksesi, u vendos talloni i famshmëm ushqimor (foto poshtë).

■ Për “shumë” në “rritur shumë”, opozita përdor dy krahasime të ndryshëm, një herë duke krahasuar Kosovën me veten e para 10 ose 5 viteve, herën tjetër duke e krahasuar me vende të tjerë.

Në rastin e parë, supozojnë sikur ekonomia e Kosovës, ashtu si e Enver Hoxhës, është e pavarur nga tregu botëror, dhe krahasimin e mbyllin brenda saj.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Në rastin e dytë, heshtin faktin se çmimet në Kosovë janë më të ulëtat krahasuar me fqinjët rajonalë, sipas të dhënave të matura nga institucinet ndërkombëtare për nevojat e veta (jo për ta privilegjuar qeverinë e Kosovës). A thua, “mafia energjitike” t’ua ketë siguruar qytetarëve të Kosovës energjinë me çmim më të ulët se qytetarëve të vetë, dhe të të gjithë rajonit!!?

■ Në fund, kriteret e matjes që përdor opozita në Kosovë janë absurdë.

Për shembull, Hykmete Bajrami, profesoreshë e ekonomisë dhe njëkohësisht nënkryetar e LDK-së, nuk e mat çmimin e energjisë me çmimin për kw, ose për kWh (kW për orë) siç është standardi, por me faturën që ka paguar këtë muaj krahasuar me disa vite më parë (foto poshtë).

Kjo matje ka dy probleme:

E para, e supozon, ose mendon ta bëj, ekonominë e Kosovës si atë të Enver Hoxhës. Pra, ndryshe nga ekonomia e tashme e Kosovës, jo e izoluar por e përfshirë në sistemin e ekonomisë botërore.

Lexo më shumë  Kurti shkon në Dragash, viziton një projekt që ka vlerën e 1 milion eurove

E dyta, Hykmete, çmimi i emergjosë nuk matet me faturat individuale por me kw! Sepse fatura nuk është mënyrë e matjes objektive, sepse fatura varet nga konsumi. Dhe e njëta familje, sipas rastit mund të konsumojë më shuma a më pak, e po ashtu në krahasim me familje të tjera. Pra, unë mund të paguaj 50 euro, por po të dua mund të ngre edhe te 500 a më shumë në muaj, duke e ngritur kështu edhe mesataren e vendit tonë me lart se atë të vendeve të rajonit tonë.

■ Sigurisht është e shëndetshme të ushtrohet presion mbi qeverinë që të realizojë politika që sigurojnë çmime sa më të ulët, sidomos për mallrat e konsumit të përditshëm. Por kritika është e shëndetshme vetëm kur nuk bëhet për motive të sëmurë: thjesht për pushtet, pa asnjë program ndryshe që po ashtu i nënshtrohet diskutimit dhe krtitikës publike, para se të votohet. Dhe LDK nuk ka asnjë program real,.të besueshëm, që ndalon ose ulë ngritjen e çmimeve.

YouTube player