Lajme

Në kërkim të arit, MIE nxjerr dy zona minerare për privatët në Shqipëri, këta janë qytetet ku ndodhen

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për subjekte të interesuar katër zona minerare në vend dhe ofertat mund të dorëzohen deri më 6 shtator.

Ajo që bie në sy në listën e katër zonave janë dy prej tyre që kanë në objekt kërkim zbulimin e arit ku një prej tyre ndodhet në Librazhd dhe tjetra në Mirditë.

Por cilat janë në fakt zonat e shpallura nga ana e MIE për të cilat mund të paraqitet ofertë.

Lexo më shumë  Partitë politike shqiptare në Mal të Zi drejt bashkimit

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues.

Lexo më shumë  Banorët e Tiranës shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, Ristani e Bashkisë: Do t’jua prishim!

Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00 . Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE./Monitor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *