Art & KulturëKryesore

“Në garë me botën gri”, ekspozita e Rexhep Selimit hapet të premten

Nga qendra e paraburgimit në Hagë Rexhep Selimi realizoi 250 piktura, të cilat i përmblodhi me një emër të përbashkët  “Në garë me botën gri”.

Ky është edhe emri i ekspozitës që do të hapet nesër në hapësirën e Muzeut Kombëtar të Kosovës, ka njoftuar Ministria e Kulturës.

Këto piktura Selimi i ka përfunduar për katër vite dhe ekspozita do të jetë e hapur prej nesër në ora 12:00 deri më 4 dhjetor 2022.

Lexo më shumë  Tritan Shehu për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE: I hap rrugë njohjes së gjenocidit

Rexhep Selimi është arrestuar dy vite më parë dhe po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Selimi dhe tre ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi po gjykohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *