Lajme

Në Ditën e Mësuesit, ministrja Nagavci vlerëson lart punën e mësimdhënësve

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, me rastin e Ditës së Mësuesit i ka uruar ata lidhur me këtë ditë duke e vlerësuar lart punën e tyre.

Ajo ka thënë se roli i tyre në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

“Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.” ka shkruar Nagavci në Facebook.

Lexo më shumë  Rrustemi: Aktgjykimi i Kushtetueses i dha të drejtë Listës Serbe ta bllokojë Kuvendin

Më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë është hapur shkolla e parë shqipe. Kjo datë, e konsideruar fitore e madhe e popullit shqiptar, shënohet si Dita e Mësuesit.

Drejtor i shkollës së parë ishte Pandeli Sotiri, e mësues Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Kontributi i tyre dhe i shumë të tjerëve u vlerësua lart, si për kombin ashtu edhe për arsimimin shqip.

Lexo më shumë  Ekonomia shqetësimi kryesor në Shqipëri! 58% e të rriturve përmendin çmimet e larta dhe pagat e ulëta

Rruga Press

YouTube player