Bota

Tronditëse! Rusia po ruan kufomat e ushtarëve të saj në një fabrikë mishi

Ushtria ruse ka humbur kaq shumë ushtarë në luftën e pajustifikuar në Ukrainë, saqë një fabrikë për paketim të mishit po e shfrytëzon si morg për të ruajtur kufomat e ushtarëve të saj.

Në një njoftim për shtyp, divizioni i inteligjencës i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës tha se ushtrisë së presidentit rus, Vladimir Putin i ka mbetur pak hapësirë për trupat e pajetë.

Lexo më shumë  Raporti i këshilltarit special: Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatet e 2020, nëse nuk do të zgjidhej president

Zyrtarët thanë se rusët po kërkonin “frigoriferë shtesë” për të ruajtur trupat në qytetin e pushtuar të Melitopol, në juglindje të kryeqytetit të Kievit, raporton nypost.

“Administrata pushtuese e Melitopolit po kërkon urgjentisht frigoriferë shtesë dhe frigoriferë industrialë”, thuhet në deklaratë.

Dihet se fabrika e ambalazhimit të mishit të qytetit, e cila u shndërrua në morg, tashmë është plotësisht e mbushur me trupat e pushtuesve të vrarë dhe nuk mund të pranojë më. Ushtria ruse filloi konvertimin e fabrikës së paketimit të mishit në një morg të improvizuar të hënën, njoftoi ministria e mbrojtjes.

Lexo më shumë  Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Ndryshe, Numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë tani mund të jetë deri në 20,000 – sipas vlerësimit të fundit nga një zyrtar i lartë perëndimor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *