Lajme

Në burg për shpërdorim detyre, ish drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi para SPAK-ut

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka dhënë sot për herë të parë shpjegime përpara SPAK.

Gëllçi ka dhënë llogari në lidhje me tenderin për hapjen e kanalit TVSH AGRO.

Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO.

Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur tre vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi, ndërsa për blerjen e pajisjeve me vlerë 86. 908 550, 00 lekë. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike.Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96.

Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 milion lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Gëllçi dhe vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

Sakaq Gjykata e Larta rrëzoi rekursin e ish-drejtorit të RTSH.

Rruga Press

YouTube player