Lajme

Në Bullgari takon homologun, Kurti: Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën të ditur se gjatë vizitës në Sofje është takuar me homologun e tij bullgar, Dimitar Glavchev, me ç’rast kanë diskutuar për shumë tema, sikur edhe forcimin e bashkëpunimit, përcjell Kosova Post.

Kryeministri Kurti ka falënderuar kryeministrin e Bullgarisë për pritjen e ngrohtë, ndërsa shprehet se diskutimi ishte i gjerë me bazë forcimin e marrëdhënieve bilaterale.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm zviceran, Cassis: Zvicra e Kosova kanë lidhje të forta, mbështesim rrugën drejt integrimit evropian

“Gjatë vizitës sime të parë në Sofje në kuadër të Forumit Ekonomik të Vienës, pata takimin e parë me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev. E falënderova për pritjen e ngrohtë dhe diskutuam për fushat ku mund të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë marrëdhëniet tona shumë të mira bilaterale”, shprehet kryeministri Kurti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Pas humbjes së zgjedhjeve, republikanët fajësojnë presidentin Donald Trump
YouTube player