Bota

Në Budvë shfaqet pano e madhe “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë”

Analisti malazias Ljubomir Filipoviq ka postuar një video në platformën “X” ku në Budvë është shfaqur një pano e madhe ku shkruan “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Filipoviq ka thënë se për më pak se dy muaj, janë shfaqur mbi 30 pano nacionaliste serbe nëpër Budvë.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Një pano e madhe ‘Kur ushtria (serbe) kthehet në Kosovë’ është shfaqur në qytetin tim Budva sot. Pos kësaj, për dy muaj tashmë, ka më tepër se 30 billborde serbe nacionale në gjithë qytetin tonë të vogël. Po thonë se malaziasit nuk ekzistojnë si komb i ndarë”, ka shkruar Filipoviq në platformën “X”.

Grafite të tilla janë shfaqur me muaj të tërë në Serbi, ndërsa ishin shfaqur edhe në veri të Kosovës. 

Rruga Press

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës
YouTube player