Në Britani, shtatë në dhjetë myslimanë ballafaqohen me sjellje islamofobike në punë
Një sondazh i zhvilluar në Britani të Madhe zbuloi se shtatë nga dhjetë myslimanë u janë nënshtruar akteve islamofobike në punë, shkruan AA.
Faqja e internetit “Hyphen”, e cila fokusohet në çështjet që lidhen me myslimanët në Britani dhe vendet evropiane, zhvilloi një anketë nga 22 prilli deri në 10 maj me 1.503 myslimanë, 700 prej të cilëve janë të moshës (18-24 vjeç) që jetojnë në Britani.
Sondazhi shqyrtoi sjelljet islamofobike me të cilat përballen myslimanët në vendet e tyre të punës dhe pjesëmarrjen e tyre në shoqëri.
Sipas rezultateve të sondazhit, shtatë nga dhjetë (69 për qind) myslimanë britanikë që punojnë aktualisht janë të ekspozuar ndaj akteve islamofobike në punë.
Sjellja islamofobike ndaj punonjësve myslimanë është më e zakonshme kur ndërveprojnë me klientët ose të huajt (44 për qind), në ngjarjet sociale në punë (42 për qind) dhe kur përpiqen të marrin një rritje të gradës në punë (40 për qind).
Myslimanët me ngjyrë në veçanti, janë më të ekspozuar ndaj qasjeve islamofobike në punë sesa pakicat e tjera. Përderisa 37 për qind e myslimanëve britanikë thonë se e kanë përjetuar këtë gjatë procesit të pranimit në punë, kjo përqindje është 58 për qind te myslimanët me ngjyrë që punojnë.
Rruga Press