BallinaBota

Në Brazil nuk pyetet për shtetrrethimin, turmat festojnë në plazh deri në orët e vona

Plazhi Ipanema, një nga më të frekuentuarit nga turistët me pushime në Rio de Janeiro, u “pushtua” nga turma natën e kaluar, pavarësisht masave të marra nga bashkia për të shmangur mbledhjet që lehtësojnë përhapjen e koronavirusit.

Njerëzit pa maska qëndruan deri në agim sot në Ipanema, një nga plazhet më të njohura në metropolin Carioca, në kufi me më të famshmin, Copacabana, ku 3,000 hapësira parkimi janë bllokuar që nga mesnata e sotme. Bashkia ka anuluar festimet per vitin e ri.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Në fakt, shfaqja tradicionale e fishekzjarreve nuk do të mbahet sonte në Copacabana, si ndodhi vitin e kaluar qe u ndoq nga gati 2 milion njerëz.
Kufizimet për të parandaluar festimet e Vitit të Ri u miratuan nga kryetari i përkohshëm, Jorge Felippe, i cili mori detyrën pas arrestimit të kryetarit të bashkisë në largim, Marcelo Crivella, i arrestuar për korrupsion. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat
YouTube player