Lajme

Në Bernë kishte thirrje kundër Kosovës, UEFA gjobit Zvezdën

Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e ka dënuar me 54 mijë e 250 euro Cërvena Zvezdën për shkak të shkeljeve të shumta nga tifozët serbë në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve kundër Young Boysit e luajtur në Bernë.

Ndeshjen e fitoi klubi zviceran Young Boys me rezultatin 1:0, ndërsa në në stadium është parë edhe flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës, të cilin UEFA e konsideron të papranueshëm. Janë dëgjuar edhe thirrjet në kor “Serbia, Kosovo” në tribunën ku ishin të vendosur ultrasit e Cërvena Zvezdës të ashtuquajturve “Delije”. 

Lexo më shumë  Ja çfarë i shkruante Zyra e Inteligjencës presidentit amerikan W. Wilson rreth çështjes shqiptare

Për sjellje raciste të tifozëve, UEFA ndau 20 mijë euro Cërvena Zvezdës, ndërsa ia ndaloi skuadrës serbe t’u shesë bileta tifozëve të saj në ndeshjen e parë në udhëtim në garat e UEFA-s. Me 6,750 euro e dënoi për ndeshjen e fishekzjarrëve, kurse me 27 mijë e 500 euro për transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive.  

Për thirrjet kundër Kosovës dhe incidentet e tjera nëpër stadiume, UEFA ka gjobitur vazhdimisht Federatën e Futbollit të Serbisë dhe klubet serbe.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit