Lajme

Ndryshojnë procedurat për kolaudimin e makinës, ja rregullat e reja

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka njoftuar se do të ndryshohet procedura për rezervimin e orarit për kolaudimin e automjetit.

Gonxhe shkruan se orari mund të rezervohet direkt online tek seksioni “Makina ime” në e-Albania. Gonxhe shprehet se ky sistem do të eliminojë spekulimet dhe sekserët që sipas tij dikur abuzonin me radhën kur shërbim kryhej nga koncesionari.

Lexo më shumë  Qeveri "e majtë", por shqiptarët në nevojë lihen në mëshirë të fatit (Krahasimi)

“Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online , për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në E-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”! Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit”, shkruan Blendi Goxhe.

Lexo më shumë  Studentët nuk e ndalin protestën, vijon bojkoti në Universitete

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *