Opinion/Aktualitet

Ndryshojnë, ndryshojnë…

Shkruan Hysamedin Feraj

1. Lajçaku pat thënë të ndryshohet kushtetuta e Kosovës për hir të zajdnicës, tani tha që e respekton kushtetutshmërinë e Kosovës, (pra mospajtimin e saj me zajednicën, sipas GJK).

2. Pat thënë të zbatohet marrëveshja e mëparshme që e bënte zajednicën faktikisht republikë serbe brenda Kosovës, tani thot se nuk e dëshiron një republikë serbe brenda Kosovës.

3. Borrelli pat thënë se dërgimi nga qeveria e FSK-së pranë kufirit me Serbinë është gabim, pastaj tha se ishte i drejtë.

Lexo më shumë  Pse Rama u ribashkua me Vuçiçin

4. Dikush pat thënë se qeveria e Kosovës ka detyrim ta lejojë referendumin e Serbisë në Kosovë, pastaj tha se Kosova ka të drejtë të mos e lejojë.

5. Amerika e Trump, përmes Grenellit, pat thënë të zbatohet modeli i Zajednicës siç ishte nënshkruar me marrëveshje, tani Amerika e Biden po thotë me Escobarin se duhen gjetur e propozuar modele të ndryshëm prej saj.

6.Lajçaku kërkonte të zbatohet ai model, tani po thotë se Kosova mund ta propozojë modelin e vet (sipas rekomandimeve të GJK dhe kushtetutshmërisë së saj?)

Lexo më shumë  Lustracioni i Organizates Kriminalo-Komuniste - Sa herë ndodh ndonjë krizë artificiale e provokuar nga “menaxheria” e komuno-oligarkëve në Kosovë, ndaluni dhe mendoni se çka ka ndodhë apo do ndodhë në Beograd, Tiranë dhe Shkup, aty ku flejnë gjarpërinjtë e “shteteve të thella” të Prishtinës

Përfundimisht:

Të gjithë dhe gjithçka mund të ndryshojë në të mirë të Kosovës, me përjashim të Isa Mustafës dhe “gazetarëve”, më saktë militantëve të tij “analisto-gazetarë”.

Rruga Press

YouTube player