Lajme

Ndryshimet në qeveri / Rama shkarkon ministren e Financave Delina Ibrahimaj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, është shkarkuar nga detyra e saj gjatë një mbledhjeje urgjente të Qeverisë shqiptare vetëm pak orë përpara se të mblidhet asambleja e partisë në Pushtet ku ishin përfolur ndryshime drastike.

Deri më Tani nuk është dhën asnjë arsye mbi këtë shkarkim. Mbledhja e sotme  (në orën 17:30) e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ishte përfolur shumë si një fortunë ndryshimesh qeveritare, për shkak të goditjes në imazh që ka pësuar kabineti Rama nga afera e inceneratorëve, skandalet e Safet Gjicit dhe ato të fisit Raja. Por lajmi i beftë i shkarkimit paraprak të ministres së financave tregon se ka gjasa që ky skenar të mos ndodhë. Arsyeja është e thjeshtë: nëse njëri ka ndryshimet qeveritare u bë para asamblesë, ndoshta nuk ka kuptim që aty nuk do të ketë ndryshime të tjera. Përndryshe kryeministri Rama do ti shpallte të gjitha bashkë.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia për ta zvarritur marrëveshjen për të zhdukurit po tenton ta përfshijë UNMIK-un

Sot pasdite pritet që Rama të vendosë se kush do ta drejtojë grupin parlamentar të PS, pas emërimit si ministër i punëve të brendshme të Taulant Ballës, si dhe të ndryshojë disa krerë qarqesh.

Ibrahimaj e mori portofolin e shtetit më shtator 2021, duke shërbyer në këtë detyrë për më pak se dy vjet.

Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Ndërsa, ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2019, përpara se të emërohej ministre.

Ajo ka qenë po ashtu në drejtimin e INSTAT gjatë viteve 2015-2016 dhe ka koordinuar çështjet financiare dhe ekonomike në Kryeministri më parë.

Shkarkimi i Ibrahimajt përbën edhe të dytin në pak ditë nga kryeministri Rama, i cili më parë ka liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe në vend të tij emëroi Taulant Ballën në pozitën e lartë./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player