Lajme

Bashkatdhetarët vizitojnë Kuvendin. Konjufca i mirëpret dhe bisedon nga afër me ta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në ditën e tretë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ka mirëpritur mërgimtarët të cilët e vizituan nga afër Kuvendin.

Konjufca tha se veprimtaria e mërgatës tonë ka qenë çdoherë vendimtare në çlirimin e Kosovës, si dhe në kontribut ndaj ekonomisë së vendit.

Tutje, kryekuvendari Konjufca shtoi se me bashkatdhetarët kanë biseduar për të arriturat e Kosovës deri më tash, gjithashtu për zhvillimin e më tejshëm të saj.

Në fund Konjufca, pohoj se mërgatës, institucionet do t’i ofrojnë infrastrukturën e nevojshme ligjore, në mënyrë që ajo të vijë sa më lehtë në vendin tonë.

“Ishte kënaqësi shumë e madhe që sot i takova bashkatdhetarët tanë, të cilët erdhën për vizitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Veprimtaria e mërgatës tonë ka qenë vazhdimisht vendimtare sa i takon çlirimit të Kosovës dhe shtetimit të saj, e deri te kontributi në ekonominë e vendit dhe procesit të demokratizimit të sferës publike dhe institucioneve.

Funksioni i saj nuk ka mbaruar dhe as do të përfundojë ndonjëherë, duke qenë element kyç i pandashëm i kombit tonë. Duke qenë e tillë, ne jemi të angazhuar që mërgatës tonë t’ia ofrojmë të gjithë infrastrukturën e nevojshme ligjore që ajo të vijë sa më pranë nesh në mënyrë sa më të lehtë, e nga ana tjetër, institucionet dhe mekanizmat tona të mund të asistojnë sa më shumë mërgatën nëpër vendet përkatëse në Evropë dhe më gjerë.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

Bashkatdhetarët tanë kanë dhënë gjithnjë e gjithçka kanë mundur për Kosovën. Pavarërisht kësaj gatishmërie të natyrshme, institucionet e vendit e kanë në vëmendje prioritare gjithçka që çliron potencialin kontribuues të mërgatës duke e kanalizuar në infrastrukturë stabile institucionale.

Duke folur për të arriturat e deritanishme, në takimin me bashkatdhetarët diskutuam pikërisht për këto çështje dhe për nevojën që shteti ynë të organizojë në mënyrë sa më të mirë dëshirën për kontribut ndaj vendit, që buron nga dashuria për të dhe zelli i madh për ta parë sa më të zhvilluar.

Mirënjohje ndaj mërgatës sonë shembullore dhe ta falënderojmë atë duke u angazhuar maksimalisht për ta.”, ka shkruar Konjufca në facebook.

Rruga Press

YouTube player