BallinaLajme

Ndryshimet në Qeveri, Kuvendi mblidhet me urgjencë në 4 janar (RENDI I DITËS)

Ndryshimet e papritura në qeveri kanë detyruar ligjvënësit të mblidhen me urgjencë për të miratuar dekretimin e dy ministrave të rinj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Në njoftimin e Parlamentit, parashikohet që seanca urgjente të zhvillohet të hënën, 4 janar 2021, në orën 17:00.

Kuvendi i nis punimet me sesionin e ri parlamentar më 18 janar, por emërimi i ministrave të rinj do të kalojë në një seancë të jashtëzakonshme.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Më 29 dhjetor, kryeministri Edi Rama njoftoi lëvizjet e fundit në kabinet. Gent Cakaj dha dorëheqjen nga Ministria e Jashtme, ndërsa në vend të tij, u emërua Olta Xhaçka që mbante postin e Ministres së Mbrojtjes. Tek Mbrojtja, Rama risolli në ekipin drejtues të socialistëve, Niko Peleshin, ish zv/kryeministër dhe ish-ministër i Bujqësisë.

Rruga Press

YouTube player