BallinaLajme

Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor, Komisioni i Venecias jep njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë do të ndodhë në seancën e 11 dhjetorit


Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor, Komisioni i Venecias jep
Komisioni i Venecias është përgjigjur, mbi ecurinë e përpilimit të opinionit për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të ndërmarra në mënyrë të njëanshme nga mazharonca në Shqipëri.

Në përgjigjen e Komisionit thuhet se raportuesit kanë zhvilluar takime online me të gjithë aktorët politikë në vend dhe tashmë opinioni pritet të miratohet në seancën plenare të 11 dhjetorit 2020.

Marrja e rekomandimeve nga Komisioni i Venecias u kërkua nga Presidenti Ilir Meta, i cili i bëri thirrje mazhorancës që mos të ngutej në miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por të priste më parë opinionin e ndërkombëtarëve, kërkesë e cila u refuzua nga socialistët.

“Janë mbajtur takimet në kuadër të përgatitjes së draftit të opinionit mbi ndryshimet në vitin 2020 të Ligjit Zgjedhor të Shqipërisë, më poshtë do të gjeni një lidhje me lajmet në faqen e Komisionit tonë.

Të gjitha informacionet e nevojshme do të jenë në dispozicion në opinion, i cili do të miratohet në 11 dhjetor 2020.

Në përgjithësi, Komisioni nuk jep komente për situatat aktuale politike në vendet anëtare. 23-24, 27 nëntor dhe 1 dhjetor 2020 Komisioni i Venecias dhe OSBE / ODIHR zhvilluan takime në internet me autoritetet shqiptare në kuadër të përgatitjes së projekt-opinionit mbi Ligjin Zgjedhor (ndryshimet në Kushtetutë të 30 korrikut 2020 dhe në Kodi Zgjedhor i 5 Tetorit 2020) me kërkesë të Presidentit të Shqipërisë të paraqitur në 21 Tetor 2020.

Raportuesit zhvilluan takime online me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryeministrin, Ministrin e Drejtësisë, shumicën parlamentare dhe opozitën, përfaqësues të partive të mëdha jashtë-parlamentare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Avokatit të Popullit si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Drafti i opinionit është planifikuar të miratohet në seancën plenare të dhjetorit 2020”, shprehet Komisioni i Venecias për Fax News.

Lexo më shumë  Kandidatja për eurodeputete hap në Vjenë ekspozitën ‘Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998’
YouTube player