KryesoreLajme

Ndryshim në hartën zgjedhore të Kosovës – Kurti njofton se LVV kryeson edhe në Klinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se pas përfshirjes së votave të mërgatës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para edhe në komunën e Klinës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka sqaruar se në hartën e publikuar më herët nuk ishin përfshirë këto kategori votash, duke bërë që rezultati përfundimtar të ndryshojë.

“Kur shtohen këto vota, del që Vetëvendosje! edhe në komunën e Klinës është e para, prandaj në hartë tash edhe Klina u bë e kuqe. Ju kërkoj falje për këtë lëshim dhe ju falënderoj për përkrahjen,” ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Mijëra qytetarë do të dalin për të 53-tën ditë radhazi te Kryeministria: Rama jepe dorëheqjen

Sipas tij, pas numërimit të plotë të votave në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, LVV ka dalë e para në 22 komuna, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në dy komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) bashkë me Nismën Socialdemokrate në dy, KDTP në një, ndërsa Lista Serbe (LS) në 10 komuna, prej të cilave gjashtë janë komuna të krijuara me Planin e Ahtisaarit.

Lexo më shumë  “Protesta më e madhe antiqeveritare ndër vite”/ Gazeta italiane: Rama tenton të shuajë tubimin me tallje dhe teori konspirative

Kurti e ka cilësuar këtë rezultat si një fitore të rëndësishme për partinë e tij, duke falënderuar qytetarët dhe aktivistët për mbështetjen e tyre.

YouTube player