Lajme

Ndotja e lartë në Tiranë, Alimehmeti: Shkak i problemeve kardiovaskulare, respiratorë dhe autizmit

Në një deklaratë e këshilltarëve të opozitës për mediat, mjeku Ilir Alimehmeti ka theksuar ndotjen e lartë në ajrin e kryeqytetit dhe dëmet që një gjë e tillë sjell në shëndetin e qytetarëve.

Ai u shpreh se ndotja është 18 herë më e lartë se norma e pranuar nga OBSH, ndërkohë që theksoi se si pasojë e saj qytetarët kanë probleme kardiovaskulare, probleme respiratorë si dhe një ndikim të lartë ka edhe në rritjen e numrit të fëmijëve me autizëm.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

“Ndotja me grimca shumë të imëta, PM 2.5, është18 fish më shumë se norma e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Shkakton probleme kardiovaskulatem dhe respiratorë. Lidhet edhe me problemet e autizmit. Rrisku rritet me 64 përqind nëse një fëmijë ekspozohet në 10 mikrogram për metër kub. Ne jemi 33-93 mikrogram për metër kub”, tha ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti në Obiliq: Ashtu siç është shtëpia për familjen, është edhe shteti për popullin
YouTube player