Lajme

Ndonëse ka tejkaluar çdo afat ligjor, projekti i bursës së energjisë vijon të zvarritet

Bursa e Energjisë, një projekt i përfolur për vite me radhë si pjesë e ndryshimeve në tregun energjetik vijon të zvarritet. Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një muaj nga vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik, tenderi ende nuk është rihapur.

Sipas ekspertit Lorenc Gordani, “ka disa aspekte, aktualisht është në pritje të lançimit pas rishikimit të kritereve, pas ankimit të një kompanie sllovene, por duhet të niste shumë më herët”.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Nga 1 janari 2022 do të nisë edhe dalja në treg të lirë e bizneseve të lidhur në tensionin 20 KV, që sipas të dhënave zyrtare janë rreth 7200. Njohës të këtij tregu vlerësojnë se mungesa e bursës do vështirësojë procesin e rëndojë kostot për sipërmarrjen.

 “Benefitet vijnë nga ndryshimi i qasjes. Do  të kemi më shumë pjesëmarrës, ne po vuajmë nga rritja  e çmimeve. Por jemi vendi i fundit që nuk ka ngritur bursa energjetike, diçka që është e detyruar“, shton Gordani për A2 CNN.

Lexo më shumë  Në Kalludër të Zubin Potokut gjenden mbetje kockore të tre individëve - Vazhdojnë gërmimet në atë që dyshohet si varrezë masive

Ngritja e bursës së energjisë nënkupton listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, çka do të rriste konkurrencën si dhe do të lehtësonte blerjen e saj nga të gjithë bizneset e liberalizur që sigurojnë vetë sasinë e nevojshme./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *