Lajme

“Ndodhet në një ishull me hetuesit e FBI-së”/ Berisha “zbulon” ku është zhdukur Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka publikuar një mesazh që ka mbërritur në adresë të tij ku thuhet se “Edi Rama është në një ishull dhe po merret në pyetje nga hetuesit e FBI”.

Në mesazhin e publikuar nga Berisha përmendet edhe Erion Veliaj i cili thuhet se “është nisur me urgjencë për New York për të ndërhyrë tek Aleks Soros për të ndihmuar apo për të shpëtuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shumë herë në pjesën e dosjes që nuk është publikuar”.

Lexo më shumë  Të rinjtë shqiptar po ikin në emigracion, të moshuarit punojnë

Mesazhi i Berishës

Rama në Ishull?? #sb

“Përshëndetje Dr. Sëmundja e Ramës është diplomatike.  Njoftimi i Dukës është i pa vërtetë. Rama ka qenë prej tre ditësh në një ishull në takim me hetues të FBI por edhe zyrtarë të lartë.

Atij i është kërkuar: 1- të rrëfejë çdo gjë si i penduar i drejtësisë rreth lidhjeve të tij me Mc Gonigal si dhe çdo gjë rreth oficerit të shërbimeve inteligjente, sigurimit të shtetit Agron Neza dhe superkëshilltarit të tij të errët Dorian Duçka. Ramës i është kërkuar të dëshmojë për lidhjet e tij me Mark Rossinin kontratat direkte me Lou Bladel paraardhësi i McGonigal në FBI.

Lexo më shumë  Konjufca: Pa zbardhjen e krimeve të luftës as të rënët nuk prehen të qetë

Ndërkohë Erion Veliaj është nisur me urgjencë për New York për të ndërhyrë tek Aleks Soros për të ndihmuar apo për të shpëtuar veten sepse edhe emri i tij lakohet shumë herë në pjesën e dosjes që nuk është publikuar.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *