Lajme

Ndodheshin në ujin e Krujës! Çfarë janë Esheria Koli dhe Streptokoku, dy bakteret e rrezikshme

Dy bakteret e rrezikshme, Esheria Koli dhe Streptokoku u gjendën në ujin që konsumonin qytetarët në Krujë. Kjo u bë e ditur pas daljes së përgjigjes së analizave mikrobiologjike që dolën pas ekzaminimeve që u bënë nga Instituti i Shëndetit Publik. Për disa ditë me radhë, 500 qytetarë u shtruan në spital me shenja të ndryshme si dhimbje barku, koke, diarre apo të vjellë.

Por, çfarë janë dy bakteret?

Lexo më shumë  Trumpi e nominon ushtarakun Wendt për ambasador në Shqipëri

Esheria koli janë baktere që gjenden në ushqim dhe në mjedis. Koli shkakton dhimbje të rënda dhe diarre. Këto baktere janë shkaku kryesor i diarresë të përgjakshme. Simptomat janë më të këqija tek fëmijët dhe të moshuarit, dhe sidomos tek njerëzit që kanë ndonjë sëmundje tjetër.

Streptokoku është një infeksion bakterial që shkakton inflamacion dhe dhimbje në fyt. Kjo gjendje e zakonshme shkaktohet nga bakteret e grupit A Streptocoçus. Streptokoku mund të prekë fëmijët dhe të rriturit e të gjitha moshave. Sidoqoftë, është veçanërisht e zakonshme tek fëmijët në moshën 5 – 15 vjeç. Teshtima dhe kollitja mund të përhapin infeksionin nga një person në tjetrin. Simptomat e fytit të prekur nga streptokoku: Ashpërsia e fytit strep mund të ndryshojë nga personi në person.

Lexo më shumë  Kearns për shkurtimet financiare të BE-së në Serbi: Brukseli më në fund po zgjohet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *