Sport

Ndodh për herë të parë në histori, Milani arrin rekordin e “errët” në Champions

Milani është me një këmbë jashtë në Champions, teksa mbrëmjen e djeshme barazoi në “San Siro” ndaj Portos me rezultatin 1-1.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit kanë prekur fundin në kompeticionin ku shumë krenohen për trofetë e tyre teksa kanë grumbulluar një pikë në katër ndeshje të luajtura në fazën e grupeve, jo të mjaftueshme për tu kualifikuar më tej, edhe pse matematika ende e lejon.

Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, për herë të parë, Milani nuk ka arritur të fitojë një nga katër ndeshjet sezonale të Champions-it, duke koleksionuar 1 barazim dhe 3 humbje.

Një bilanc i “errët” ky për kuqezinjtë nga Milano që ende kanë shpresën e një kualifikimi të mundshëm për më tej.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *