Bota

Ndihma e inteligjencës amerikane për Ukrainën, reagon ashpër Kremlini: Washingtoni po merr pjesë në veprime ushtarake kundër Rusisë

Vyacheslav Volodin, kryetari i dhomës së ulët të parlamentit në Rusi, akuzoi Washingtonin se po merr pjesë në koordinimin e operacioneve ushtarake në Ukrainë. Ai i cilësoi veprimet e amerikanëve si pjesëmarrje të drejtëpërdrejtë në luftë kundër Rusisë.

Ligjvënësi më i lartë i Rusisë shkroi në kanalin e tij Telegram: “Washingtoni në thelb po koordinon dhe zhvillon operacionet ushtarake, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në veprimet ushtarake kundër vendit tonë”

Lexo më shumë  Ukraina përgatit një plan të ri paqeje, Zelensky nuk heq dorë nga territoret

Kujtojmë se zyrtarët amerikanë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar inteligjencë Ukrainës për të ndihmuar në kundëpërgjigjen e sulmit rus, por kanë mohuar që kjo inteligjencë përfshin të dhëna të sakta të synimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *