Sport

Ndeshjet 100 minuta dhe “offside automatik”, risitë e FIFA-s për Botërorin e Katarit

FIFA po punon për një revolucion të ri për botën e futbollit, efektet e të cilit mund të ndihen që në Kupën e Botës “Katar 2022”. Gianni Infantino, gjatë vizitës së tij në Itali për 100-vjetorin e Artemio Franchit, ngriti çështjen që e konsideron themelore: kohën efektive të lojës.

Deklaratat e tij bënë bujë në Itali, ku debati për këtë risi në lojën më bukur është gjithmonë aktual dhe u bë sërish lajm pas ndeshjes së fundit Juve-Inter. Sipas “Corriere dello Sport”, Infantino dëshiron që Botërori i ardhshëm të jetë më spektakolari brenda dhe jashtë fushës. Ai dëshiron t’u japë fund pauzave të pavlefshme: spektatorët dhe stacionet televizive “paguajnë për 90 minutat, jo për 50 që luhen realisht”.

Lexo më shumë  UEFA zgjedh anglezin Anthony Taylor për sfidën e Shqipërisë kundër Polonisë

Futja e kohës efektive do të kërkonte një rregull të ri nga IFAB, por FIFA dëshiron të avancojë duke e zgjatur kohën në fund të 90 minutave. Është diçka që ka ndodhur tashmë nga faza 1/16 e Botërorit “Rusi 2018”: në 16 ndeshje janë luajtur gjithsej 140 minuta pas kohës së rregullt, më shumë se tetë minuta për ndeshje (përfshirë shtesat). Gazeta italiane shkruan: “duhet të imagjinoni, në Katar ndeshjet që do të kalojnë 100 minutat” edhe për shkak të 10 zëvendësimeve që lejohen tashmë.

Lexo më shumë  Sylvinho për mediat braziliane: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm, kemi bërë punë të shkëlqyer

Një tjetër risi që është planifikuar për muajt në vijim është “offside automatik”. Duke përdorur të njëjtin parim “Hawkeye” (Syri i Fajkoit), pozicionet jashtë loje do t’u sinjalizoheshin menjëherë në orët e gjyqtarëve anësorëve, duke eliminuar pritjen e gjatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *