Bota

Mariupoli është bërë “Auschwitzi i ri”, sipas kryetarit të qytetit

Kryetari i qytetit që është bombarduar më së shumti në Ukrainë, Mariupol, Vadym Boychenko, ka thënë të mërkurën se forcat ruse e kanë shndërruar atë në një Auschwitz.

“Racistët e kthyen të gjithë qytetin tonë në një kamp vdekjeje. Kjo nuk është më Çeçeni apo Aleppo. Ky është Auschwitzi dhe Maidaneku i ri”, ka thënë Boychenko në një postim në Facebook, raporton Sky News.

Lexo më shumë  Musk uron AfD-në pas fitores, kryeministri polak: Vetëm idiotët dhe tradhtarët gëzohen

Boychenko ka thënë se sipas vlerësimeve të një jave më parë, 5,000 njerëz ishin vrarë në qytetin port jugor, por duke pasur parasysh madhësinë e Mariupolit dhe nivelin e shkatërrimit.

Qyteti ka qenë shtëpia e rreth 400,000 njerëzve, por disa janë arratisur përpara pushtimit rus.

Kryebashkiaku pretendoi se njerëzit e lidhur me Rusinë po mblidhnin dhe digjnin trupat e banorëve të Mariupolit.

Lexo më shumë  Komisioneri i Lartë i OKB-së thotë se Inteligjenca Artificiale mund të përbëjë një rrezik kritik për njerëzimin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *