Lajme

Ndeshja Shqipëri-Çeki, Kurti bashkë me Lulzim Jasharin nisen drejt Tiranës

Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen shumë të rëndishme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke në “Air Albania”.

I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Kurti së bashku me Lulzimin, djalin e Adem Jasharit.

Kryeministri ka publikuar një fotografi në Facebook, në përkrahje të Shqipërisë.

“Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, ka shkruar Kurti.

Shqipëria është lider i grupit me 10 pikë dhe një fitore ndaj çekëve do t’i afronte me kualifikimin për Kampionatin Evropian.

YouTube player