Bota

Ndeshja e parë e Palestinës pasi nisi konflikti me Izraelin, detaji interesant i lojtarëve ngjalli interesim në botë

Skuadra e Palestinës filloi dje ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

Duke marrë parasysh ngjarjet në Rripin e Gazës, ku po zhvillohet konflikti i armatosur mes palestinezëve të Hamasit dhe izraelitëve, është e sigurt se futbollistët e kësaj kombëtareje nuk e kanë pasur të lehtë të dalin në fushë dhe të luajnë një ndeshje.

Lexo më shumë  Bota përjetoi ditë më të nxehtë në histori, OKB bën thirrjen urgjente për klimën

Megjithatë, ata i hapën kualifikueset në mënyrë të mirë duke barazuar 0-0 jashtë vendit ndaj Libanit.

Në këtë grup, Australia është favorit absolut dhe Bangladeshi është autsajder, ndaj është e qartë se Palestina dhe Libani do të vendosin për vendin e dytë dhe kalimin në fazën tjetër të kualifikimit.

Sigurisht që sytë e botës u kthyen drejt kësaj ndeshjeje për shkak të ngjarjeve të njohura.

Përfaqësuesit e Palestinës dolën në fushë me “Arafatkas”, shallin bardhezi palestinez të bërë të famshëm nga Yasser Arafat, ish-lideri politik i palestinezëve.

Përkundër të gjitha fatkeqësive që prekën bashkëkombasit e tyre në Rripin e Gazës, ata dolën në fushë me dëshirën për të luajtur një ndeshje të guximshme, e cila sipas mediave ndërkombëtare ishte e dukshme në fytyrat e tyre gjatë gjithë lojës.

Rruga Press

YouTube player