Lajme

Ndërtimet pa leje/ IMT e Bashkisë Tiranë favorizon shkeljen e ligjit

TV ORA ka publikuar  skandalin  në lidhje me zaptimin e pronës që i është  bërë 15 bashkëpronarëve në zonën e Shkozës.

Edhe pse përfaqësuesi i IMT-së thotë se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë, peronin që po bën ndërtime, përsëri hedh hipotezën se personi që po e ndërton mund të ketë ndonjë  dokument, por fizikisht nuk kanë paraqitur asnjë letër në IMT.

Gazetarja: Zonja ka pretendimin që ju nuk veproni, nuk keni dalë me urdhër prishje edhe pse e keni konstatuar këtë gjë.

Qytetarja: E kanë konstatuar para nesh, e kanë lënë të ndërtojë kur kanë shkuar ato si sa kishte nisur ta bënte.

Gazetarja: Ajo ka një certifikatë pronësie, nuk është e vlefshme kjo certifikatë? Ka dalë nga hipoteka.

Drejtori Juridik: Ai thotë e kam në rregull.

Gazetarja: Kush thotë e kam në rregull?

Drejtori Juridik: Ai mund ta pretendojë këtë gjë.

Gazetarja: Kush është ai që re pretendon?

Punonjëse IMT: Ai që ka bërë lavazhin.

GazetarjaSi quhet ai person?

 Skandali thellohet më tej kur pronarët e tokës tregojnë certifikatën e pronësisë dhe denoncojnë zaptimin e pronës ndërkohë që ne kundërshtim me ligjin IMT nuk vepron dhe shprehja ‘na hidhni në gjyq’ është bërë  refren i çdo fjalie. 

As fakti që një pallat po ndërtohet në një zonë arsimore ku nuk lejohet me ligj, as fakti që është zaptuar një prone private nuk i lëviz nga vendi Inspektoret e Bashkisë për të dale ne terren që te kryejnë verifikime.

Lexo më shumë  Ola Xama: Gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë! Të respektohet liria jonë!

Edhe Kryeinspektori, Mariglen Qato, ka vendosur te  mbyllë sytë para çdo shkelje pasi i ka vendosur një gjobë biznesit por nuk ka dale me vendim prishje edhe pse e ka detyrim ligjor. 

Nëse qytetarët e këtij vendi duhet të besojnë sërish në shtet atëherë prokuroria e Tiranës duhet të fillojë menjëherë hetimet rreth këtyre shkeljeve flagrante te  evidentuara dhe publikuar nga TV ORA.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *