Ndërtimet pa leje/ IMT e Bashkisë Tiranë favorizon shkeljen e ligjit
TV ORA ka publikuar skandalin në lidhje me zaptimin e pronës që i është bërë 15 bashkëpronarëve në zonën e Shkozës.
Edhe pse përfaqësuesi i IMT-së thotë se nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë, peronin që po bën ndërtime, përsëri hedh hipotezën se personi që po e ndërton mund të ketë ndonjë dokument, por fizikisht nuk kanë paraqitur asnjë letër në IMT.
Gazetarja: Zonja ka pretendimin që ju nuk veproni, nuk keni dalë me urdhër prishje edhe pse e keni konstatuar këtë gjë.
Qytetarja: E kanë konstatuar para nesh, e kanë lënë të ndërtojë kur kanë shkuar ato si sa kishte nisur ta bënte.
Gazetarja: Ajo ka një certifikatë pronësie, nuk është e vlefshme kjo certifikatë? Ka dalë nga hipoteka.
Drejtori Juridik: Ai thotë e kam në rregull.
Gazetarja: Kush thotë e kam në rregull?
Drejtori Juridik: Ai mund ta pretendojë këtë gjë.
Gazetarja: Kush është ai që re pretendon?
Punonjëse IMT: Ai që ka bërë lavazhin.
Gazetarja: Si quhet ai person?
Skandali thellohet më tej kur pronarët e tokës tregojnë certifikatën e pronësisë dhe denoncojnë zaptimin e pronës ndërkohë që ne kundërshtim me ligjin IMT nuk vepron dhe shprehja ‘na hidhni në gjyq’ është bërë refren i çdo fjalie.
As fakti që një pallat po ndërtohet në një zonë arsimore ku nuk lejohet me ligj, as fakti që është zaptuar një prone private nuk i lëviz nga vendi Inspektoret e Bashkisë për të dale ne terren që te kryejnë verifikime.
Edhe Kryeinspektori, Mariglen Qato, ka vendosur te mbyllë sytë para çdo shkelje pasi i ka vendosur një gjobë biznesit por nuk ka dale me vendim prishje edhe pse e ka detyrim ligjor.
Nëse qytetarët e këtij vendi duhet të besojnë sërish në shtet atëherë prokuroria e Tiranës duhet të fillojë menjëherë hetimet rreth këtyre shkeljeve flagrante te evidentuara dhe publikuar nga TV ORA.