Bota

Ndërron jetë presidenti i parë ukrainas

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare presidenti i parë i shtetit modern të Ukrainës, Leonid Kravchuk.

Lajmi u dha nga kryebashkiaku i Kievit, Vitaly Klitschko i cili mes rreshtash vlerëson figurën e Kravchuk duke e konsideruar atë një njeri që mishëronte talent, karakter të fortë dhe dije.

Kravchuk, i cili ishte më herët ka qenë kryetar i parlamenti dhe i Sovjetit Suprem të SSR të Ukrainës gjatë ditëve të fundit të Bashkimit Sovjetik, u bë president në dhjetor 1991 dhe qëndroi në detyrë deri në korrik 1994.

Lexo më shumë  Diga dymijë vjeçare romake shpëtoi qytetin spanjoll nga përmbytja e madhe

Ndër vendimet e tij më të rëndësishme ishte nënshkrimi i Protokollit të Lisbonës në vitin 1992, duke u zotuar se do të heqë dorë nga arsenali bërthamor që i la Ukrainës pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në postimin e tij, Klitschko tha se trashëgimia e Kravchuk ishte veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur Ukraina po lufton Rusinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *