Lajme

​Ndërron jetë Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Ka ndërruar jetë Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit Sllobodan Millosheviqit.

Lajmin e bëri të ditur, familjarët.

“Të dashur familjarë, miq e shoqëri. Mbrëmë na la lamtumirën e fundit baba jonë Faik Rexhepi. Varrimi i tij është sot me 24.02.2025 në ora 15:00 tek Varrezat e lagjes së Arbërisë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Pas vdekjes ka reaguar edhe deputeti, Shaip Kamberi, i cili ka shkruar në Facebook se Faik Rexhepi u bë simbol i rezistencës kundër aparthejdit serb në Kosovë, duke lënë pas një trashëgimi të guximit dhe qëndresës.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

“Sot, në Prishtinë, do t’i jepet lamtumira e fundit, por heroizmi dhe fryma e tij do të jetojnë përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Kush është Faik Rexhepi?

Në gusht të vitit 1990 preshevari Faik Rexhepi, cili punonte në “Ferronikel” të Drenasit, bashkë me kolegë kishin ardhur në kryeqytet që ta presin delegacionin e kongresit amerikan.

Para hotelit “Grand” policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht, duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi nuk kishte luajtur vendi.

Lexo më shumë  Haxhiu përkujton "Epopenë e Dukagjinit": Përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet, e as nuk thyhet

Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.

Rruga Press

YouTube player