Lajme

Ndërpritet votimi në Savër të Lushnjës, arsyeja…

Procesi i votimit është ndërprerë në qendrën e votimit nr 28891, në Savër të Lushnjës. Shkak për ndërprerjen u bë hedhja e fletëve të votimit në kutinë e materialeve zgjedhore.

Ishin votuesit e parë të cilët ngatërruan kutinë e votimit, duke i hedhur fletët në kutinë jo të duhur dhe duke u bërë shkak për pezullimin për disa çaste të procesit të votimit.

Bëhet me dije se procesi tashmë po vijon normalisht në Savër, ashtu sikurse edhe në të gjitha qendrat e bashkisë Lushnje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *