Lajme

Ndërprerje energjie në Valbonë, denoncimi i bizesmenit: Tre HC në zonë, dhe nuk kemi drita

Dëbora ka zbukuaruar Valbonën, një nga pikat më të preferuara turistike në vend. Por zona turistike Alpine vitet e fundit ka pasur probleme te theksuara me energjinë elektrike të cilat mesa duket vazhdojnë.

Biznesmeni i njohur Avni Ponari ka denoncuar mungesën e energjisë elektrike në këtë zonë.

Ponari i cili ka ndërtuar një nga hotelet më të mëdha dhe moderne në Valbonë, thekson se pavarësisht se zona e bukur natyrore ka tri HEC-e të ndërtuara në shtratin e lumit, furnizimi me energji elektrike mungon.

Lexo më shumë  Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit

Kjo sigurisht që dëmton sipërmarrësit dhe operatorët turistikë që kanë investuar në zonë në këtë industri, por edhe turistët që prenotojnë dhe paguajnë për të pushuar në këtë zonë dhe gjejnë erresirën elektrike në vitin 2021.

Postimi i Ponarit:
Valbona e mbushur me bore e vetmuar mes alpeve. Valbona ka tani ne shtratin e saj 3 HC qe sjellin energji ne te gjithe Shqiperine po Valbona s’ka drita perseri ska radio ska Tv.

Ashtu ne heshtjen e saj pret me me qetesi dhe shprese se edhe ajo do kete drita. Nuk i kerkojne falas edhe pse e meritojne por sepaku drita nga lumi qe mban emrin e fshatit tyre te bukur.

Dikush duhet te veproje jam i bindur ose ta shpallin me statusin Zone turistike me 3 HC dhe pa drita.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nagavci: Statuti i ri i UP-së do të sjellë reforma që ndikojnë në rritjen e cilësisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *