KryesoreLajme

Ndërprerja e punës në HEC-et e Valbonës, reagon aktivistja Catherine Bohne: Nëse vijon puna do ta denoncojmë krimin mjedisor!

Aktivistja Catherine Bohne gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për HEC-et në Valbonë.

Gjatë fjalës së saj, Bohne tha se këto HEC-e mund të operojnë vetëm 2 muaj në vit pasi nuk ka ujë, ndërsa theksoi se nëse rifillon puna atëherë do të denoncohet rasti si krim mjedisor.

Dje erdhi një përmbaruese nga Kukësi dhe ajo ka verifikuar që nuk po bëhet punë. Është pezulluar vendimi i Gjykatës, kjo është diçka shumë e mirë sfida tani është që ata të dy të rifunksionojë deri në vendimin e fundit të gjykatës së lartë që mund të marrë disa vite. Është një gjë për të fikur për një ditë kur vjen dikush, por të shohim nëse do të rivijojë puna.

Nuk ka punëtorë në hidrocentral, mund të punohet vetëm me një kompjuter, nëse HEC-i vendoset në punë është një akt kriminal. Fakt është që këto HEC-et nuk janë planifikuar për tu operuar më pak se 2 muaj në vit sepse nuk ka ujë është përshkruar edhe në kontratën e tyre. Fakti që është fikur një ditë nuk është ndonjë surprizë e madhe. Nëse fillon operimin sërish, ne do të bëjmë denonimin kriminal, deri sa të dalë vendimi i gjykatës së fundit. Do të ndjekim rrugën ligjore.

Ndërtimi krijon një rrëmujë, por problemi më i madh është operimi sepse ndryshon klimën, sepse uji ka temperaturë më të lartë madje edhe lagështi më të madhe. HEC-et skano ujë mjaftueshëm, mund të operojnë vetëm dy muaj.

Sa është dëmtuar mjedisi deri në këto momente?
“Ndërtimi nuk është bukur, lumi nuk kishte asnjë pikë uji gjatë verës. Aty është një troftë dhe nëse nuk ka ujë për disa muaj atëherë kjo është një tragjedi. Ndërtimi është një problem por problemi më i madh është operimi. Mjedisi është mjaft i dëmtuar”, tha Bohne 

Rruga Press

Lexo më shumë  27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *