Opinion/Aktualitet

Ndërkombëtarët që s’bezajnë

Nga Klodian Tomorri

Hetimi parlamentar ishte pushteti i vetëm jashtë kontrollit të qeverisë. Ishte. Sepse tani nuk është më.

Sot Edi Rama është qeveria. Edi Rama është Parlamenti. Ai është edhe Presidenti, prokurori, gjykatësi. Ishte dhe FBI- ja madje. Pra, zoti Rama është gjithçka.

Disa optimistë thonë se nuk është dot SPAK-u. Të tjerë thonë se është vetëm pjesërisht. Ndërsa ata më pesimistët mendojnë që zoti Rama është edhe SPAK-u. Por ç’rëndësi ka? SPAK-u nuk mund të jetë opozita.

Kolonat e shtetit ligjor shemben një nga një. Dhe gjithçka kalon me një normalitet dhe indiferencë që të kall tmerrin. Ajo që vjen më pas nuk ka nevojë fare të paragjykohet. Na e tregon historia. Pushteti pa kufi ka korruptuar dhe Papët në Vatikan.

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Një pjesë e opozitës, ajo që drejton zoti Basha, me fjalë thotë se është kundër uzurpimit të hetimit parlamentar. Por vetëm kaq. Sepse nga tjetër mendon se jeta parlamentare duhet të vazhdojë normalisht.

Një pjesë tjetër e opozitës, që janë partitë e vogla, nuk ndihen fare. Ose kanë frikë të ndihen. Nëse këta thonë të gjithë se jemi në opozitë me qeverinë, ka një pyetje shumë të thjeshtë. Kujt po ja merr qeveria komisionet hetimore?

Taulant Ballës? Blendi Çuçit? Damian Gjiknurit? Jo. Opozitës po ja merr. Përfshirë asaj pjesë të opozitës që beson ose ka qejf të besojë se vendi është në normalitet. Dhe përmes tyre po ja u merr qytetarëve.

Megjithatë ky vend ka parë shumë opozita. Ka parë opozita me armë, opozita pa armë. Opozita që flasin, opozita që heshtin. Ka parë dhe opozita Kërpëtare. Tani po shikon dhe ndërkombëtarë që nuk duan më opozitën. Ose më saktë ndërkombëtarë që nuk bezajnë, kur opozita dhunohet.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Heshtin ndërkombëtarët. Ashtu si heshtën kur maxhoranca mori të paktën 5 deputetë në tavolinë duke ndryshuar në mënyrë të njëanshme marrëveshjen e 5 qershorit. Nuk bezajnë.

Ndoshta mendojnë që me heshtjen e tyre po “vrasin” Non Gratan. Ose besojnë se demokracinë do ta ruajë SPAK-u me Dumanin. Por kjo është mbrapsht. Nëse demokracitë do të ruheshin me policë dhe prokurorë, Shqipëria e Enver Hoxhës do ishte vendi më demokratik në botë.

YouTube player