Ndërkohë që Europa Perëndimore po përballet me përmbytje, Rusia është në ‘pushtetin’ e flakëve, digjen 247 mijë hektarë tokë dhe mbyllet aeroporti
Tymi i madh nga zjarret e furishme mbuloi të Dielën qytetin rus të Yakutsk dhe 50 qytete dhe vendbanime të tjera siberiane, duke ndaluar përkohësisht operacionet në aeroportin e qytetit.
Rusia është rrënuar nga zjarret e përhapura në pyje, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta dhe neglizhencës së rregullave të sigurisë nga zjarri, me rajonin Sakha-Yakutia në Siberinë verilindore që është prekur më keq.
Sipas AP, zyrtarët lokalë të emergjencës thanë se 187 zjarre u ndezën në rajon të Dielën dhe sipërfaqja e përgjithshme e përfshirë nga flakët është rritur me 100,000 hektarë (rreth 247,000 hektarë) në 24 orët e fundit.
“Situata me zjarret në republikën tonë është shumë e vështirë. E përsëris që ne jemi duke përjetuar verën më të thatë në 150 vitet e fundit në Yakutia, dhe muaji qershor ishte muaji më i nxehtë i regjistruar “, u tha gazetarëve Aysen Nikolayev, guvernatori i Yakutia.
Tymi nga zjarret mbuloi 51 qytete, vendbanime dhe qytete në rajon, duke përfshirë kryeqytetin Yakutsk, duke i detyruar autoritetet të ndërpresin të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë qytetit.
Ministria e urgjencës ruse tha të dielën se kishte vendosur dy aeroplanë në Yakutia për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Më shumë se 2,200 njerëz janë të përfshirë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Rruga Press