Bota

Kim Jong-un ashpërson ligjin: Kush dëgjon muzikë, vishet apo qethet si koreano-jugorët rrezikon ekzekutimin

 Media shtetërore e Koresë së Veriut i ka nxitur të rinjtë e saj të mos përdorin zhargon nga Koreja e Jugut dhe u ka thënë atyre të flasin gjuhën standarde.

Një ndryshim i ligjit parashikon që të ndalojë përdorimin e çdo lloj ndikimi të huaj, kryesisht nga Korea e Jugut, duke përfshirë modelin e flokëve, muzikës që dëgjojnë dhe veshjes.

Sipas BBC, nëse shkelet ky ligj dënimet do të jenë shumë të ashpra ku njerëzit mund të përballen me burg ose dhe ekzekutim.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Veriu kohët e fundit ka kërkuar të heq zhargonin e Koresë së Jugut, për shembull një grua që e quan burrin e saj “oppa” – që do të thotë “vëllai i madh” por shpesh përdoret për t’iu referuar një të dashuri. Ndikimi i huaj shihet si një kërcënim për regjimin komunist të Koresë së Veriut dhe është udhëheqësi Suprem, kontrolli i Kim Jong-un në pushtet.

Ai kohët e fundit e etiketoi K-pop si një “kancer të egër” që korrupton rininë e Koresë së Veriut. Kushdo që kapet duke ndjekur apo dëgjuar mediat nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara apo Japonia tani përballet me dënimin me vdekje.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Por pavarësisht ligjit të rreptë shumë të rinj gjejnë mënyra ‘ilegale’ për të parë filma apo dëgjuar muzikë të huaj. Disa të larguar nga Koreja e Veriut kanë thënë se shikimi i dramave të Koresë së Jugut luajti një rol në vendimin e tyre për të shpëtuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *