KryesoreLajme

Ndërkohë që BE-ja dremit, Vulini kërcënon rajonin: Jemi një popull, bashkimi i Serbisë ka filluar

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja deklarohen herë pas here se Serbia është partner i tyre dhe se besojnë në integrimin e Serbisë dhe demokratizimin e saj.

Por nuk mendojnë njësoj edhe aktorë të rëndësishëm të politikës serbe, si Aleksandër Vulin, i cili paralajmëron se bashkimi i Serbisë është një proces që tashmë ka nisur dhe nuk mund të ndalet.

Anëtari i Senatit të Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe ish-drejtori i Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë në Serbi e dha këtë koment duke folur për versionin ballkanik të Russia Today.

Dita e nëntë janarit nuk është festë për Republikën Srpska, por për të gjithë serbët, kudo që jetojnë”, u shpreh ai duke pretenduar se Republika Srpska u fitua me armë dhe jo nga vullneti i fuqive të mëdha.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Republika Srpska dhe Serbia janë një, dhe serbët, kudo që jetojnë, janë një. Procesi i bashkimit ka filluar dhe ai thjesht nuk mund të ndalet”, nënvizoi Vulini.

Ai pretendoi se kjo nuk është një sfidë për rrëzimin e marrëveshjes së Dejtonit, pasi sipas tij “çdo rivizatim përbën kërcënim për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë”.

Ish-kryespiuni serb mbrojti presidentin Vuçiq duke thënë se përballet me presion të madh nga ndërkombëtarët për të hequr dorë nga ndikimi në Republika Srpska.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Vulini sqaroi se bashkimi do të nisë nga pjesëmarrja aktive në politikë në vendet respektive, duke filluar nga lejimi i marrjes pjesë në votime të njerëzve nga Republika Srpska për në Serbi.

Vulini është larguar nga politika dhe institucionet në Beograd, pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara. Dodiku, gjithashtu në listën e zezë amerikane, i ofroi atij një post në senat dhe një rol në politikën aktive të Republika Srpska në Bosnje. Të dy janë miq të presidentit rus, Vladimir Putin.

YouTube player