KryesoreLajme

Ndalohet përdorimi i simboleve serbe për festën e “Vidovdanit” në Gazimestan

Edhe pse nuk është një festë zyrtare në Kosovë, komuniteti serb çdo vit më 28 qershor shënon “Vidovdanin” në Gazimestan, në rajonin e Prishtinës, duke përdorur simbole dhe flamuj të shtetit serb.

Megjithatë, nga ky vit, kjo praktikë nuk do të lejohet më. Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e simboleve dhe flamujve shtetërorë të Serbisë gjatë shënimit të kësaj feste.

Lexo më shumë  NATO planifikon 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ky vendim erdhi pas një padie të ngritur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ndaj Komunës së Graçanicës, e cila kishte miratuar më parë një vendim që lejonte përdorimin e simboleve serbe në ceremonitë e Vidovdanit.

Sipas dokumentit të siguruar nga Telegrafi, Gjykata Themelore ka aprovuar në tërësi padinë e MAPL-së dhe ka anuluar vendimin e Komunës së Graçanicës.

Gjykata ka theksuar se aktgjykimi i saj e zëvendëson aktin e mëparshëm dhe ka karakter detyrues.

Më poshtë shikoni vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë: /Telegrafi/

YouTube player