Lajme

Ndalohet kamioni me targa serbe në Bërnjak, gjenden mbi 3 mijë kg mjete të dyshuara piroteknike

Policia e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës së kufirit, të martën e dy prillit, në fshatin Bërnjak në një objekt (ish fabrikë) ka identifikuar disa automjete ku në njërin nga to ka pasur dyshime për materiale ilegale.

Në një komunikatë për media nga policia thuhet se njësitet policore kanë ndërmarr veprimet e kontrollit dhe kanë vërejtur se brenda një kamioni me targa serbe kishte të ngarkuar disa kuti me mjete të ndryshme të dyshuara si mjete piroteknike sasia e të cilave vlerësohet të jetë 3 mijë e 681 kg.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia nuk po përgjigjet për lokacionet që synojmë t’i gërmojmë në territorin e tyre

“Lidhur me rastin janë njoftuar dhe kanë dal në vendin e ngjarje të gjitha njësitet relevante të PK-së përfshirë njësinë e antiterrorit, forenzikës, hetimet rajonale, K9 dhe Njësia për menaxhimin e mjeteve eksplozive, të cilat janë marrë me procedurat e nevojshme. Kamioni së bashku me ngarkesën janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore nga autoritetet”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Rruga Press

YouTube player