BallinaBota

Ndalohen testet e shpejta në Britani

Qeveria Angleze ka hequr dorë nga planet për të hapur qendrat e testimit të shpejtë për koronavirusin, në të gjithë vendin, gjatë Krishtlindjeve. Kjo për shkak se ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për saktësinë e rezultateve të tyre.

“The Guardian” raporton se ministrat kishin planifikuar të shndërronin një numër të vendeve ekzistuese të testimit, në qendra për testimet e shpejta, të cilat e japin rezultatin në 30 minuta, por ky plan u ndal javën e kaluar pas njëtelefonate që u shkëmbye midis qeverisë dhe drejtorëve të shëndetit publik, të cilët ngritën shqetësime mbi saktësinë.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ky zhvillim është një goditje për planin e testimit masiv në vend, i cili synonte që të rriste numrin e testeve të kryera çdo ditë nga 430,000 në 10 milion deri në fillim të vitit të ardhshëm.

“The Guardian” ka mësuar se Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC) ftoi drejtorët lokalë të shëndetit të shndërronin vendet e tyre ekzistuese të testimit të koronavirusit, në qendra të testimit të shpejtë, për të ndihmuar në lehtësimin e një rritje të mundshme të kërkesës gjatë Krishtlindjeve.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Rruga Press

YouTube player